Ushqimet e menopauzës, e shtyn peshku, bizelja dhe fasulet

Ushqimet e menopauzës, e shtyn peshku, bizelja dhe fasulet

Një dietë e pasur me karbohidrate mund ta afrojë menopauzën thonë studiues të Universitetit Britanik të Leeds, një përfundim ky në të cilin arritën pasi mbajtën nën vëzhgim me qindra gra.

Një bazë ushqimore e përbërë nga peshku, bizelet e fasulet mund ta vonojë mbërritjen e natyrshme të kësaj faze të vështirë për gratë, megjithëse ekspertët nuk e mohojnë as ndikimin e faktorëve të tjerë të rëndësishëm në këtë proces, siç janë genet.
Kërkimi u botua në revistën e epidemiologjisë dhe shëndetit komunitar. 914 gra u pyetën mbi dietën ushqimore që ndiqnin zakonisht e kështu u vu re se konsumi i perimeve e vononte menopauzën mesatarisht me një vit e gjysmë.

Karbohidratet nga ana tjetër, sidomos makaronat e orizi, lidheshin me mbërritjen e shpejtë të saj. Në konsideratë është marrë dhe pesha e femrave të kthyera në subjektin e këtij hulumtimi, historia riprodhuese dhe trajtimet hormonale. Studimi është vëzhgimor dhe nuk mund të provojë ndonjë shkak, por hulumtuesit ofrojnë disa shpjegime të mundshme pas gjetjeve të tyre. Bishtajoret, kujtojnë ata, përmbajnë antioksidantë, ndërsa karbohidratet rrisin rrezikun e rezistencës ndaj insulinës, e kjo mund të ndërhyjë në aktivitetin e hormoneve e të rrisë nivelet e estrogjenit.

Top Channel
Burimi