
U rrëzua nga shkallët, ndërron jetë 69-vjeçari në Fier/ Sherr mes dy personave, nis hetimi
Një 69-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga shkallët.
Ndërkohë ka nisur hetimi për një sherr mes dy personave, i cili nisi për motive të dobëta
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 16 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me pëllëmbë një 13-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi ditën e djeshme, në fshatin Radostinë, shtetasi S. Sh., 69 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 46 vjeç, banues në Kolonjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 43-vjeçar”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Top Channel
Burimi