Turistja në Malin e Jezercës kërkon ndihmë sepse kishte rënë në greminë, zbulohen detajet

Turistja në Malin e Jezercës kërkon ndihmë sepse kishte rënë në greminë, zbulohen detajet

Një turiste e huaj ka lëshuar alarm duke kërkuar ndihmë e duke thënë se ka rënë në greminë në Majën e Jezercës, mes Tropojës, Thethit dhe Plavës e Gucisë në Mal të Zi.

Por gazetari i Top Channel Klodian Zhivani mëson se ajo ka bërë një deklaratë të rreme, pasi në fakt nuk kishte rënë në greminë, por kishte nisur të kthehej e vetme dhe e kishte zënë nata, duke u trembur.
Turistja ka deklaruar se në këtë lokacion ndodhet një grup me turiste e se njëri prej tyre ka rënë në greminë.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur grupi i shpëtimi, por edhe banorë.
 

Top Channel
Burimi