
Tragjedia me dhjetëra të vdekur në Maqedoninë e Veriut, reagon Papa Françesku: Ngushëllime të thella për familjet e viktimave
👁637
Përmes një telegrami të nënshkruar nga Sekretari Kardinal i Shtetit, Pjetro Parolin, Papa Françesku shprehu ngushëllimet e tij pas zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 59 persona.
Papa shprehu “ngushëllime të thella për familjet e viktimave” si dhe “afërsinë e tij shpirtërore me të lënduarit”, thuhet në telegramin dërguar peshkopit të Shkupit Kiro Stojanov.
Në mesin e viktimave ishin 3 të mitur, ndërsa raportohet për 159 të plagosur.
Qeveria maqedonase pritet të shpallë 7 ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan, në seancën e sotme, e cila do të mbahet në orën 16:00.
Top Channel
Burimi