Tjetër rast vetëvrasjeje në Korçë brenda pak orësh, 65-vjeçarja ndërron jetë pasi piu fotoksinë

Tjetër rast vetëvrasjeje në Korçë brenda pak orësh, 65-vjeçarja ndërron jetë pasi piu fotoksinë

Një tjetër rast vetëvrasje brenda pak orësh në Korçë.

Pak  më parë në spital ka mbërritur në gjendje të rëndë shëndetësore një 65 vjeçare nga fshati Kuç i Zi.
Mësohet gruaja ka pirë fostoksinë ndërsa është gjetur nga familjarët dhe menjëherë është dërguar drejt spitalit. Gruaja ka ndërruar jetë ndërsa kanë filluar hetimet nga policia për zbardhjen e shkaqeve që e kanë çuar drejt këtij akti.

“Pasditen e sotme, në fshatin Kuç i Zi, Korçë, në banesën e saj, shtetasja L. A., rreth 62 vjeçe, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë. Kjo shtetase u dërgua për mjekim në spital, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Top Channel
Burimi