Thirrjet e Berishës për të bojkotuar mësimin pse u mbyll TikTok, Rama: Iu ka ikur mendja për terital, mos e hidhni votën në kënetë në 11 maj

Thirrjet e Berishës për të bojkotuar mësimin pse u mbyll TikTok, Rama: Iu ka ikur mendja për terital, mos e hidhni votën në kënetë në 11 maj

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar thirrjet e bëra një ditë më parë nga lideri i opozitës, Sali Berisha që fëmijët të bojkotojnë mësimin për shkak të mbylljes së tik-tok.

Duke folur në një aktivitet me gratë dhe vajzat me rastin e 8 marsit, ai tha se “Në ditën e Mësuesit jehoi një thirrje për fëmijët të mos shkojnë në shkollë. Të gjithë fëmijët u ftuan nga Kujtim Gjuzi të mos shkojnë në shkollë dhe prindërit u ftuan të mos i lënë fëmijët që të shkojnë në shkollë ditën e hënë dhe të shfaqin të gjithë madhështinë e marrëzisë për të protestuar pse do mbyllet tik-tok. Kjo është një mënyrë që nuk ka nevojë për asnjë koment dhe argumentim më tepër por që në vetëvete u thotë të gjitha nënave, pavarësisht nëse janë socialiste apo demokrate që nga ccfarë duhet të ruhen në 11 maj dhe ccfarë duhet të kenë parasysh”. 
Sipas Ramës “Kush voton ka në dorë dy gjëra, ose  t’i japë mbështetje Shqipërisë për të vazhduar negociatat me BE-në. Me që ra fjala edhe procesin e negociatave e drejtojnë dy vazja Majlinda dhe Adea. Ose votën ta përdorin për ta hedhur në kënetë. Lajthitja për të mos shkuar fëmijët në mësim, tregon se sa rreziqe të tjera mund të presim nga një mendje e ikur për terital”.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente