Tetë arsye për t’u kthyer në vegjetarian

Tetë arsye për t’u kthyer në vegjetarian

Vegjetarianët janë gjeni. Apo gjenitë janë vegjetarianë? Sidoqoftë, fakt është që shkencëtarët më të mëdhenj në botë, matematicienë dhe shpikës ishin të gjithë vegjetarianë.

Babai i fizikës, Isaac Newton dhe Leonardo Da Vinci, ishin të dy vegjetarianë.
Një emër tjetër me peshë është dhe Albert Einstein, një nga shkencëtarët më të mëdhenj të shekullit të 20, i cili thoshte se “Asgjë nuk do ta ndihmojë shëndetin e njerëzve dhe rritjen e shanseve për mbijetesë në tokë sesa evolucioni drejt një ushqimi vegjetarian”.

Të gjithë këta shkencëtarë iu kthyen vegjetarianizmit në një pikë të jetës së tyre, sepse i donin shumë kafshët dhe nuk mund të duronin dot që të ushqeheshim me to, e disa të tjerë për arsye shëndetësore.
Studime të shumta kanë treguar të mirat e të ndjekurit një dietë vegjetariane dhe sot në të gjithë botën numërohen rreth 375 milion vegjetarianë, ndërkohë që në Evropë, vegjetarianët përbëjnë 10 përqind të popullsisë.
Në Shqipëri, numri i njerëzve që kanë lënë mishin për të gjelbrat është rritur në mënyrë të ndjeshme, edhe pse nuk ka një statistikë të saktë nga Instituti i Shëndetit Publik.
Por fakt është që në vendin tonë, gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin të jenë vegjetarianë ose veganë, duke bërë që numri i njerëzve që nuk konsumojnë mish të rritet.
Të jesh vegjetarian do të thotë të mos konsumosh të gjitha llojet e mishit të kafshëve, ku përfshihet dhe peshku dhe shpendët.
Por vegjetarianë konsiderohen dhe ata që nuk konsumojnë mish, por hanë nën produktet e tij si djathi, qumështi dhe veza, ndërsa veganë quhen ata të cilët ushqehen vetëm me produkte me bazë bimore.
Studimet shkencore kanë treguar se të mirat shëndetësore janë më të larta, nëse ne ulim konsumimin e produkteve shtazore në ushqimin tonë, duke e bërë ushqyerjen vegane një nga më të shëndetshmet.
Lufton sëmundjet e zemrës dhe ul presionin e gjakut
Ushqyerja vegjetariane ndihmon direkt në sëmundjet e zemrës. Produktet shtazore janë burimi kryesor i yndyrnave të ngopura dhe i vetmi burim i kolesterolit në ushqim.
Kur njerëzit nisin të ndjekin një ushqyerje me fibra të larta dhe me pak yndyrna niveli i tyre i kolesterolit bie në mënyrë drastike.
Askush nuk e di se pse ushqimi vegjetarian funksionon kaq mirë, por ka shumë gjasa që heqja e mishit nga ushqimi dhe nën produktet e tij ul viskozitetin e enëve të gjakut që pastaj në reaksion zinxhir ul presionin e gjakut.
Ndërkohë që produktet me bazë bimore kanë më pak yndyrna dhe sodë dhe nuk kanë fare kolesterol. Perimet dhe frutat janë të pasura me potas, që ndihmon për të ulur presionin e gjakut.
Parandalon kancerin
Të ushqyerit vegjetarian duke qenë se ka shumë pak yndyrna të ngopura dhe është i pasur me fibra dhe i mbushur me substance fitokimike ndihmon në parandalimin e kancerit.
Studime relativisht të thella të kryera në Angli dhe Gjermani kanë treguar se vegjetarianët kanë 40% më pak mundësi për t’u sëmurur nga kanceri në krahasim me njerëzit që konsumojnë mish.
Po ashtu numri i femrave me kancer gjiri është më i vogël në vende të tilla si Kina, e cila ndjek një dietë me bazë bimore.
Është shumë interesante gjithashtu të vërehet se femrat japoneze të cilat ndjekin një stil jetese më perëndimor, pra duke konsumuar më shumë mish kanë 8 herë më shumë mundësi për të pasur kancerin e gjirit sesa femrat që kanë një ushqim me bazë bimore.
Gjithashtu analizat e gjakut të kryera tek vegjetarianët kanë treguar për një nivel më të lartë të “Qelizave natyrale vrasëse”, që janë qelizat e bardha që sulmojnë qelizat kancerogjene.
Parandalon dhe eliminon diabetin
Diabeti (jo në nivelin e marrjes së insulinës) mund të kontrollohet më mirë dhe madje mund të eleminohet përmes një ushqimi vegjetarian me pak yndyrna i kombinuar me aktivitet fizik.
Një dietë e tillë, me pak yndyrna dhe me shumë fibra dhe karbohidrate komplekse bën të mundur që insulina të veprojë më me efikasitet.
Personi diabetik mund t’i reduktojë më lehtë nivelet e glukozës. Të ushqyerit vegjetarian nuk mund të elominojë nevojën për insulinë tek njerëzit me diabet të tipit 1 (që janë të varur nga insulina), por ama mund të ulë sasisë e përdorimit të insulinës.
Gurët në tëmth, gurët në veshka, dhe Osteoporozën
Ushqimet vegjetariane kanë treguar se zvogëlojnë shanset për të të formuar gurë në veshka dhe gurë në tëmth.
Dietat që janë të larta në proteina, sidomos proteina shtazore, kanë tendencë të shkaktojë në trup reaksionin e nxjerrjes së më shumë kalcium, oksalate përmes urinës.
Këto substanca janë komponentët kryesorë të gurëve në traktit urinar. Studiuesit britanikë kanë këshilluar se personat me një tendencë për të formuar gurë në veshka duhet të ndjekin një dietë vegjetariane.
Në mënyrë të ngjashme, produktet shtazore shkaktojnë dhe gurët në tëmth.
Konsumi i ushqimeve me bazë shtazore, në krahasim me dietat vegjetariane, flet për një dyfishim të rrezikut për gurët në tëmth tek femrat. Gjithashtu vegjetarianët kanë dhe më pak risk për t’u prekur nga ostoperoza.
Duke qenë se produktet shtazore e nxjerrin kalciumin nga trupi, ngrënia e mishit mund të shaktojë dhe humje të masës kockore.
Azma
Një studim suedez i kryer në vitin 1985 ka treguar se individët që vuanin nga azma dhe që për një vit u ushqyen me një dietë vegane patën një ulje të konsiderueshme në marjen e medikamenteve dhe në uljen e krizave të azmës.
22 nga nga 24 personat që u morën në studim patën përmirësim deri në fund të vitit.
Përgjigje ndaj dyshimeve
Disa njerëz shqetësohen nëse të ushqyerit vegjetarian mund t’ju sigurojë të gjithë ushqyesit e nevojshëm. Gjithsesi, është shumë e lehtë për të pasur një dietë të balancuar me ushqim vegjetarian, duke qenë se këto ushqime janë shumë të pasura me proteina.
Ushqimet bimore sigurojnë proteinën e nevojshme për të cilën ka aq shumë nevojë trupi i njeriut. Një dietë e pasur me bishtajore, drithëra dhe perime përmban mjaftueshëm proteinë dhe nuk është e nevojshme për doza mishi.
Kalciumi gjithashtu është shumë i lehtë për t’u gjetur në dietën vegjetariane.
Shumë perime jeshile dhe bishtajoret janë të pasura me kalcium, si tek lëngu i portokallit apo qumështit (jo ai shtazor) kanë kalcium të përqëndruar./AgroWeb

Top Channel
Burimi