“Të shkojmë në shtëpinë time të pimë diçka”, ylli i filmave për të rritur rrëfen takimin me Cristiano Ronaldon
Alison Ekman është bërë e njohur për praninë e saj në shumë programe të njohura televizive “Reality show”, por edhe për faktin që është kthyer në një yll shumë të ndjekur në faqen e njohur me përmbajtje për të rritur “OnlyFans”.
E reja nga Amerika në një intervistë të dhënë së fundmi për “Socialite”, ka treguar se si vazhdon karriera e saj e ndarë mes TV dhe faqes me përmbajtje për të rritur, falë të cilës është bërë shumë më e pasur pasi siguron prej saj minimalisht 50 mijë dollarë në muaj.
Dhe sa u përket eksperiencave të së kaluarës, Alison ka zbuluar për takimin me Cristiano Ronaldon në vitin 2014.
“E njoha në vitin 2014 kur po prezantonte parfumin e tij të ri në nivel botëror, pasi kishin nevojë për dikë që të fliste anglisht. Ai është një burrë super simpatik, shumë i sjellshëm. Është kavalier dhe i respektueshëm. Unë isha me një shoqen time spanjolle dhe ai më pas më tha:
“Të shkojmë në shtëpinë time të pimë diçka”. Unë i thashë jo, pasi duhej të punoja një ditë më vonë dhe e dija çfarë nënkuptonte një gjë e tillë dhe nuk dëshiroja ta bëja. Më pas i thashë: “Do vij në shtëpinë tënde, por kur të të them, do më kthesh në shtëpi me shoferin tënd”. Ai më tha “ok”. Shkuam në shtëpinë e tij, pimë diçka dhe pastaj u largova”-tha ajo, duke nënkuptuar se nuk kishte pasur asgjë më tepër me futbollistin portugez.
Rikujtojmë se Ronaldo kohët e fundit hapi një kanal YouTube me emrin ‘UR · Cristiano’ dhe brenda disa orëve theu të gjitha rekordet. I ndjekur nga 900 milionë njerëz në të gjitha rrjetet sociale, vetëm në orën e parë e gjysmë pas hapjes së kanalit siguroi një milion abonentë, duke thyer kështu rekordin e YouTube.
Brenda 10 ditëve nga hapja e kanalit, ai grumbulloi 53 milionë abonentë dhe hyri në librin e Guinness si personi me numrin më të madh të abonentëve të fituar brenda 24 orëve.
“Dominimi i Cristiano Ronaldos në rrjetet sociale vazhdoi pasi iu dha titulli i rekordmenit të Guinness për numrin më të madh të abonentëve të fituar në YouTube brenda 24 orëve. Numri zyrtar nga YouTube prej 19,729,827 abonentësh u zbulua ekskluzivisht nga libri i rekordeve Guinness në fillim të kësaj jave”, njoftuan ata./ TAR
Top Channel
Burimi