Sulmet ruse në lindje të Ukrainës, të paktën katër të vrarë

Sulmet ruse në lindje të Ukrainës, të paktën katër të vrarë

Të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë dhe 34 të tjerë u plagosën, pasi forcat ruse kryen sulme me raketa në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.

Guvernatori rajonal, Vadym Filashkin, tha se dy raketa të llojit Iskander-M shkatërruan një shtëpi dhe dëmtuan 16 të tjera në qytetin e Pokrovskit.
“Ky është një prej sulmeve më të mëdha ndaj civilëve që është kryer së fundi. Pasojat e plota të tij do të përcaktohen më vonë”, tha Filashkin, teksa shtuan se në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2024. Që atëherë, ushtria e Moskës sulmon rajonet ukrainase me lloje të ndryshme armësh përfshirë dron dhe raketa.

Top Channel
Burimi