Sulmet në sinagoga dhe kisha/ Nëntëmbëdhjetë të vdekur në Rusinë jugore, momenti kur autorët qëllojnë me kallash drejt godinave

Sulmet në sinagoga dhe kisha/ Nëntëmbëdhjetë të vdekur në Rusinë jugore, momenti kur autorët qëllojnë me kallash drejt godinave

Sulmet në postet e policisë, kishat dhe një sinagogë në republikën e Kaukazit të Veriut të Rusisë, Dagestan, kanë lënë të vdekur 19 oficerë policie dhe disa civilë.

Gjashtë persona të armatosur u vranë gjithashtu, sipas BBC.
Sulmet kishin në shënjestër qytetet Derbent dhe Makhachkala në festën ortodokse të Rrëshajëve.

Sulmuesit nuk janë identifikuar zyrtarisht, por Dagestani në të kaluarën ka qenë skenë e sulmeve islamike.
Kreu i republikës, Sergei Melikov, tha se është kuptuar se kush qëndron pas organizimit të sulmeve, ndërsa nuk dha më shumë detaje.
Kliko për të parë videon.

Top Channel
Burimi