SPAK regjistroi “21 Janarin”, Basha: S’është roli im të komentoj akte që janë nën hetim! Përgjigja për kritikat e deputetëve që e braktisën
Deputeti Lulzim Basha komentoi vendimin e SPAK për të regjistruar “21 janarin”.
Gjatë një konference për mediat, ai tha se nuk është roli i tij të komentojë akte që janë nën hetim penal.
“S’është roli im të komentoj akte që janë nën hetim penal, roli im si qytetar dhe si politikan është të vendos në dispozicion të drejtësisë për gjithçka që drejtësia komenton është standardi perëndimor, kush nuk është mësuar me këtë standard perëndimor nuk I vë faj se 34 vite këtu ka dominuar standardi lindor, le të mësohet”, tha Basha.
“Komenti im i vetëm është ai që kam bërë gjithmonë. Nën drejtimin tim nuk i mbyllet goja askujt, vendimet te demokratët euroatlantikë merren nga forumet. Ku ka mendime të ndryshme ato respektohen, e drejta për t’i bërë publike është individuale. Vendimet janë marrë në mënyrë kolegjial’, shtoi Basha.
Top Channel
Burimi