SPAK merr tre muaj kohë për hetime! Shtyhet seanca për ish-kryeministrin Berisha në Gjykatën e Posaçme, avokati: Kanë vënë kusht marrjen e dokumenteve me pagesë

SPAK merr tre muaj kohë për hetime! Shtyhet seanca për ish-kryeministrin Berisha në Gjykatën e Posaçme, avokati: Kanë vënë kusht marrjen e dokumenteve me pagesë

Prokuroria e Posaçme ka marrë kohë deri më 2 tetor 2024 duke shtyrë me tre muaj hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë sot në Gjykatën e Posaçme u shty procesi për ish kryeministrin Sali Berisha, një seancë e cila duhet të mbahej për informacionin dy mujor. Seanca u caktua në datën 19 korrik. SPAK tha informacion por sot avokatët e Berishës kanë kërkuar aktet, për të cilat gjykata thotë duhet t’i paguajnë.
Berisha i kërkon aktet për informacionet dy mujore pra për punën e SPAK pa pagesë.

Avokati Genc Gjokutaj, në një deklaratë për mediat, u shpreh se për vënien në dispozicion të dokumenteve i është kërkuar pagesë.
“Kolegu ka ardhur në Gjykatë dhe i kanë vënë kusht që dokumentet merren nëpërmjet pagesës. Është praktika e zotit Beqaj që i janë dhënë aktet edhe pa pagesë. Ne i kemi të nevojshme. Gjykata ka gabuar, bën atë që thotë SPAK”, u shpreh ai.
Edhe në Gjykatën e Lartë është rrëzuar sot kërkesa e Berishës për përjashtimin e trupës së gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.
“Rrëzimin e kërkesës të paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha, me objekt: “Përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni, nga gjykimi i çështjes penale nr. 61007- 00370-00-2024, që i përket rekursit kundër vendimit nr. 85, datë 17.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”. Ky vendim t’i njoftohet kërkuesit Sali Berisha dhe gjyqtarëve Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.”

Top Channel
Burimi