Skandali te Onkologjiku dhe “këshilltari” rumun i kryeministrit, grupi i PD kërkon interpelancë me Ramën dhe ministren Koçiu
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi zbuloi se çfarë u diskutua në mbledhje.
Sipas tij në qendër të diskutimeve ishte skema e abuzimit në spitalin e Onkologjikut në QSUT.
Grupi i PD ka depozituar kërkesën për interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë.
Bardhi: Sapo ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD. Në qendër të diskutimeve ishte skandali i Onkologjikut. Grupi ka miratuar kërkesën për një interpelancë me ministren Koçiu, në seancën e ardhshme, për t’iu përgjigjur papërgjegjshmërinë që ka udhëhequr ministrin në trajtimin e këtij problemi. Dje ministrja, edhe për shkak të indinjimit të thellë që gjëja ka shkaktuar në popull, shprehu neveri për që ka ndodhur, por institucionet kanë qenë të informuara në kohë për atë që po ndodhte. Skandali nuk është rast i veçuar, por një skemë e plotë e iniciuar nga drejtuesit politikë në Shëndetësi. Ministri ka pasur në dorë raportet e KLSH, ku nuk është marrë asnjë masë. Ka pasur denoncime nga opozita dhe gazetarë e ka pasur zero veprime nga MSH. Pasi vepron prokuroria nuk mund të veprosh me fjalinë kemi pushuar mjekët. Kërkesa për interpelancë, është dorëzuar sot. Secili nga ata që janë përfshirë në skemë, pasi ka dhe të tjerë, duhet të mbajnë përgjegjësi.
Bardhi: Kemi kërkuar dhe një interpelancë urgjente me zotin Rama në seancë e radhës në Kuvend, për një skandal të emërimit prej tij të një ish-agjenti të Shërbimeve sekrete rumune që sipas Shërbimeve rumune, rezulton të jetë pika lidhëse mes klaneve dhe bandave të trafikut të drogës. Së pari një agjent i shërbimeve të huaja nuk mund të jetë i rekrutuar apo i emëruar, se cënon Republikën e Shqipërisë. Ky agjent i shërbimeve rumune ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës. Për ça e ka këshilluar ish-agjenti Coldea Ramën? Se si bëhet trafiku i drogës?
Bardhi: Në çdo mbledhje të grupit ka pasur diskutime, kanë bërë çdo gjë që çështja të ecë para në grupin e dialogut, PS nuk ka vullnet për të çuar para reformën zgjedhore, e do të thotë të mos i intimidosh, ai që vjedh zgjedhjet nuk ka interes, prioritet në Kuvend është çuarja para i reformës zgjedhore do të veçoja të drejtën e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, ka të bëjë me standardet e lira dhe të ndershme, që janë vënë në pikëpyetje, për herë të parë është vënë në pikëpyetje liria e votës.
Berisha nuk ka asnjë rrezik ligjor që Berisha të humbë mandatin, Kushtetuta kërkon që humbja e mandatit të vijë me vullnet të deputetit. Berisha edhe pse është në izolim rreth 6 muaj, nëse i ikim Kushtetutës dhe këtu kemi konsensus, nëse i ikët dhe merret një vendim politik nga kundërshtari i Berishës, Edi Rama, këtu ka rënë çdo mekanizëm.
Vendimet e mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD:
1. Ngritja e dy grupeve të punës nga Grupi Parlamentar i PD për këto çështje:
a. Intimidimi që po i bëhet administratës publike për të deklaruar anëtarësinë në PS dhe angazhimin mbi votimin e PS në zgjedhjet e ardhshme.
b. Pas hyrjes në fuqi të ligjit të privatizimit të objekteve shtetërore, verifikimi i zbatimit të ligjit, nga ku raportohet se ka nisur privatizimi i objekteve shtetërore për ndërtim nga familjarë të deputetëve të PS apo individë të lidhur me pushtetin.
2. Përdorimin e këtyre mekanizmave të kontrollit parlamentar lidhur me këto cështje:
a. Mocion me Debat për abuzimin me fondet e BE për bujqësinë, që kanë sjell anulimin e fondeve të IPARD II dhe III, në vlerë totale 142 milion euro. Rezolutë e Kuvendit për marrjen e masave për këtë fenomen dhe kërkesa për ngritjen e një Komisioni të Posacëm Parlamentar për problematikat që janë evidentuar dhe mekanzimat mbrojtës ligjor që nevojiten për të përfituar edhe qytetarët shqiptar nga fondet e IPARD.
b. Interpelancë Urgjente me Kryeministrin Edi Rama mbi emërimin e ish-gjeneralit të shërbimeve sekrete rumune Florian Coldea si këshilltar i jashtëm i Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë. Media rumune kanë shkruar se si Gjenerali rumun ofronte mbrojtje për rrjetin që e sillte kokainën nga Meksika drejt Shqipërisë dhe më pas në Rumani ku shpërndahej kryesisht në zonat e pasura.
c. Interpelancë Urgjente me Ministren e Shëndetësisë, lidhur me skandalin e zbuluar nga prokuroria në Spitalin Onkologjik, në QSUT. Fenomeni ka qenë disa herë i denoncuar nga opozita dhe media, Ministri i Shëndetësisë nuk ka marrë asnjë masë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Top Channel
Burimi