![Skandali i Onkologjikut/ “Buldozeri” Edmond Gashi iku me vrap pas seancës, reagon Gjykata e Tiranës: Duhet të dilte i shoqëruar nga efektivë policie, përfitoi nga…](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/skandali-i-onkologjikut-buldozeri-edmond-gashi-iku-me-vrap-pas-seances-reagon-gjykata-e-tiranes-duhet-te-dilte-i-shoqeruar-nga-efektive-policie-perfitoi-nga_667d7c43ab5a5.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Skandali i Onkologjikut/ “Buldozeri” Edmond Gashi iku me vrap pas seancës, reagon Gjykata e Tiranës: Duhet të dilte i shoqëruar nga efektivë policie, përfitoi nga…
Gjykata e Tiranës ka reaguar pasi la në fuqi masat e sigurisë për shtatë personat e përfshirë në skandalin e Spitalit të Onkologjikut.
Gjykata e Tiranës sqaron se mjeku Edmond Gashi pasi u njoh me masën arrest në shtëpi ka dalë nga hyrja e autorizuar për gjyqtarët duke përfituar nga hapja e derës në mënyrë rastësore nga një punës i gjykatës.
Gjykata e Tiranës thekson se Gashi është larguar i pashoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit të cilët duhet të bënin dërgimin e tij në shtëpi.
“Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me rradhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim, shtetasi E. G., teksa ka qënë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i policisë së shtetit“, thuhet në reagimin e Gjykatës.
Top Channel
Burimi