Skandali i mikrokredive/ Kreu i SPAK: Nuk është një çështje e mos filluar nga ne, e ka trajtuar Prokuroria e Tiranës

Skandali i mikrokredive/ Kreu i SPAK: Nuk është një çështje e mos filluar nga ne, e ka trajtuar Prokuroria e Tiranës

Kreu i SPAK, Altin Dumani po prezanton raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për vitin 2023, në Kuvend.

Ai dha detaje në lidhje me hetimin e skandalit të mikrokredive.
Bardhi: Mos fillimin e hetimeve lidhur me skandalin e mikrokredive. Çfarë është duke bërë Prokuroria e Posaçme për një ndër skandalet më të rënda për shkak të numri të lartë të qytetarëve të prekur, 100 mijë familje që vuajnë pasojat e atij skandali.

Dumani: Edhe GJKKO reaguar për mediat nuk ka ndonjë sekret, nuk është një çështje e mos filluar nga Spak, edhe nga përmbajtja e gjkko, verifikohet si është historia e atij përgjimi, e ka trajtuar Prokuroria Tiranë, ajo i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, kjo ka shpallur moskopetencë dhe ka dërguar aktin në GJKKO ne jemi thirrur si palë, Prokuroria e Posaçme nuk ka shpallur qëndrim për lënie në fuqi të pushimit.
 
 
 

Top Channel
Burimi