Situata e zjarreve në vendin tonë/ Vatër e re në malin e Sopotit! Era favorizon përhapjen e flakëve

Situata e zjarreve në vendin tonë/ Vatër e re në malin e Sopotit! Era favorizon përhapjen e flakëve

Një tjetër zjarr u shfaq para pak minutash në majën e malit të Sopotit i ardhur nga Delvina.

Aktualisht vatra qëndrore ndodhet në territorin ndarës të tre bashkive Gjirokastër, Dropull dhe Delvinë.
Zjarri po zhvillohet me intensitet nën ndikimin e temperaturave dhe erës dhe po merr përmasa.Efektivat zjarrfikës janë dislokuar në pjesën e sipërme të faqes së malit për të prerë rrugën e flakëve e për mos te lejuar përshkallëzimin e situatës.

Në vendngjarje për momentin ndodhen vetëm efektivë të Gjirokastrës dhe Dropullit. Terreni është malor dhe tepër i vështirë.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente