Sigurim falas mërgimtarëve në Kosovë/ Nga një korriku ka hyrë në fuqi polica 30 ditore e sigurimit për ata që jetojnë jashtë
Mërgimtarët që vijnë në Kosovë me automjete nga një korriku nuk do kenë nevojë të paguajnë policën e sigurimit kufitar.
Atë mund ta marrin pa pagesë në secilën pikë kufitare hyrëse për në vendlindje.
Periudha e vlefshmërisë së policës është një muaj që nga dita e hyrjes brenda territorit. Mërgimtarët shprehen të kënaqur me këtë lehtësim.
“Lehtësohet për bashkatdhetarët, por edhe shteti ka nevojë për financa, mirëmbajtjen e rrugëve”,
“Pa pagesë, s’mori kohë”, thanë qytetarët.
Policën e sigurimit falas, qytetarët mund ta marrin edhe online, për të evituar pritjet e mundshme në pikat kufitare.
Sipas ministrisë së Financave nga subvencionimi i policave të sigurimit vlejnë vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.
Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat etj.
Gjithashtu, policat që merren në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimeve brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi.
Top Channel
Burimi