
Si u zbulua grupi kriminal që trafikonte armë në Shqipëri e Kosovë, metoda “speciale” që përdorën hetuesit për t’i futur në “kurth”
Një operacion i përbashkët mes autoriteteve të drejtësisë së Shqipërisë dhe Kosovës ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte armë, ndërsa janë lëshuar 14 urdhërarreste.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se janë përdorur agjentë të infiltruar që kanë kryer blerje të stimuluar. Skuadra e përbashkët hetimore midis prokurorisë së Tiranës dhe Kosovës hetuan përgjatë 6 muajsh skemën e shitjes së armëve që dyshohen se silleshin nga Ferizaj.
Anila Hoxha e cila disponon dosjen raporton se pak muaj më parë u arrestuan katër shtetas në afërsi të një qendre tregtarë në Tiranë. Pas kësaj hetimet e përbashkëta identifikuan se shtetasi nga Kosova Valter Osmani kishte krijuar një linje për shitjen e armëve dhe trafikun e tyre.
Armët ka dyshime se silleshin në Shqipëri, të llojit Zoraki dhe shiteshin me çmime që nisin nga 900 euro.
Top Channel
Burimi