Si të kuroni infeksionet në mishrat e dhëmbëve/ Metoda natyrale në shtëpi
Mishrat e dhëmbëve janë pjesa më delikate e gojës ndaj dhe kujdesi për to është një proçes i vështirë. Të ndjeshme ndaj temperaturave dhe infeksionit mund të kthehen në një shqetësim të vazhdueshëm. Të ushqyerit bëhet i vështirë dhe gjithçka bëhet problematike. Keni mishra të gjakosur apo shumë të ndjeshme ndaj faktorëve të jashtëm?
Trajtimet me anë të ushqimevePër të kuruar mishrat e dhëmbëve e rëndësishme është të konsumoni ushqime të pasura me vitamin C dhe E.Ndër ushqimet më efikase janë:PortokalliKiviSpecaRukolaQiqraDomatetPatëllxhanatMungesa e këtyre vitaminave në trup mund të sjellë probleme të mëdha me mishrat e dhëmbëve duke rritur nivelin e baktereve të këqija në gojë. Zgjidhni edhe ushqime të tjera të pasura me probiotikë siç janë kosi, djathi apo kefiri.
Aloe VeraNjë kurë e mrekullueshme kundër sëmundjes së mishrave të dhëmbve pasi ka veti anti inflamatore dhe qetësuese. Falë vetive të saj ndihmon edhe në heqjen e erës së keqe të gojës. Masazhoni mishrat e dhëmbëve me pak xhel aloe vera. AgroWeb.org ju këshillon që ta merni xhelin direkt nga bima brenda gjetheve të saj. Aplikojeni në pjesët që dëshironi dhe lëreni të veprojë për 30 minuta me pas lani gojën me ujë të bollshëm.
Ujë me kripëUji me kripë përmban minerale që zvogëlojnë inflamacionin dhe parandalon krijimin e infeksioneve. Përzieni pak kripë në një tas me ujë të ngrohtë, derisa të shkrihet komplet kripa. Shpëlani gojën me këtë lëng 3 herë në ditë derisa të simptomat të zhduken.
Kripë dhe xhinxherKjo përzierje është shumë e thjeshtë dhe shumë efikase për qetësimin e mishrave. Për të trajtuar problemet e gojës delikate me xhinxher me kripë përgatisni gjysëm gote ujë dhe një copë të vogël xhinxher ose 14 gramë xhinxher i bluar. Më pas shtoni kripë dhe përziejeni për disa minuta e më pas futeni në frigorifer. Lereni për 1-2 orë dhe shpëlani gojën me këtë solucion pas larjes së dhëmbëve tre herë në ditë./AgroWeb
Top Channel
Burimi