Si ndikon pirja e kafes te truri dhe humori
Kafeina është një stimulues i fortë për trurin. Ajo e bën njeriun më të ekzaltuar, ndikon tek humori dhe mënyra e përpunimit të informacionit nga ana e trurit. Në këtë artikull të do të mësoni më shumë se si ndikon kafja dhe përgjithësisht kafeina në disa aspekte të shëndetit mendor.
Ndikimi I Kafeinës Tek Humori
Kafeina e bën njeriun më të vëmendshëm dhe të ndihet më i arrirë. Ajo mund të përmirësojë humorin, veçanërisht kur njeriu ndihet më pak energjik. Por si çdo stimulues tjetër, ajo rrit dozat e ankthit, të cilat tek disa njerëz rriten ndjeshëm dhe shkaktojnë luhatje të humorit. Rekomandohen jo më shumë se tre kafe në ditë.
Ndikimi Në Aktivitetin Mendor
Kafeina përmirëson aktivitetin e trurit në mënyrë të ndjeshme. Njeriu bëhet më vigjilent, i përgjigjet më mirë punëve të ditës dhe e përpunon më mirë informacionin. Thënë thjesht, kafeina është rruga e shkurtër drejt një aktiviteti më të mirë të trurit. Megjithatë studimet të cilave u referohet thonë se përmirësimi i aktivitetit mendor nuk varet totalisht nga sasia e kafeinës së konsumuar në ditë. Nga ana tjetër, njerëzit kanë pritshmëri më të larta në mënyrën se si kafeina do të ndikojë në aktivitetin e tyre. Janë pikërisht këto pritshmëri që në vetvete orientojnë rolin e kafeinës në aktivitetin e tyre. Pra pas pirjes së kafes, psikologjikisht ndihemi më mirë.
A Duhet Të Pini Më Shumë Kafe Për Aktivitetin Mendor?
Ekspertët janë të mendimit se shtimi i dozave të kafeinës për të pasur një aktivitet më të mirë mendore është diçka e gabuar. Patjetër që kafeina sjell përfitime të mëdha, por ato janë afatshkurtra. Si të tilla, ato mund ta shtyjnë njeriun të pijë më shumë kafe, duke prishur balancat e duke rrezikuar shëndetin. Një nga simptomat më të forta të sasisë së lartë të kafeinës është ndjesia e ankthit.
Më pas, ulja e dozave të kafeinës shoqërohet me simptoma të tjera që ndikojnë në aftësinë e trurit. Fundja, kafeina si stimulues që është shkakton varësi dhe çdo varësi shfaqet me simptoma dhe efekte anësore. Gjëja më e zgjuar që mund të bëni është të përzgjidhni kohën e pirjes së kafesë në mënyrë që të merrni përfitimet më të mëdha të saj pa u përballur me pasojat. Ju rekomandon që të mos pini kafe pa ngrënë dhe të evitoni orët e mbrëmjes. Nëse ju pini me shumë se tre filxhanë kafeje në ditë, do të përballeni me efekte anësore të mëdha që kanë një peshë më të madhe se përfitimet momentale./AgroWeb.org
Top Channel
Burimi