Si ndikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Si ndikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë.

Megjithatë konsumi i tyre është shumë i përhapur në të gjithë globin dhe fillon që në mosha të hershme.
Duke e bërë këtë një problem të theksuar të shoqërive sot i cili mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në organizëm.

AgroWeb.org në këtë shkrim ju tregon se ka një lidhje mes shfaqjes së osteoporozës dhe konsumimit të këtyre dy substancave.
Studime të fundit krahas qindra të tjerave që janë bërë mbi këtë çështje tregojnë se pirja e vazhdueshme e duhanit dhe alkoolit shton rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.
AgroWeb.org i referohet një studimi që shpjegon se tek këta konsumatorë ndodh një lloj modifikimi i qelizave të cilat çojnë në dobësim të kockave.
Studimi mbi dëmtimin e kockave
Sudiuesit e Universitetit të Pensilvanisë të cilëve i referohet AgroWeb.org, shpjegojnë se si sistemi imunitar arrin të dëmtojë kockat.
Kjo ndodh sigurisht kur konsumohet duhan apo alkool si pjesë e jetës së përditëshme.
Sipas këtyre ekspertëve një tip qelizash që jetojnë në organizëm arrijnë të kthehen në osteoklate të cilat shkrijnë kockat.
Kur mitokondria është nën presion nga shkaqe të jashtëme apo faktorë stresues shton prodhimin e osteoklasteve.
Mbi prodhimi i këtyre qelizave që dëmtojnë kockat shtohet edhe për personat që konumojnë  cigaren apo alkoolin.
Faktorë të tjerë që lidhen me lindjen e kësaj sëmundje mund të jenë medikamentet e forta apo të qënurit nën stres të vazhdueshëm.
Ndikimi i osteoporozës në kocka
Osteoporoza është një sëmundje që i bën kockat më të dobëta dhe më vurnerabël ndaj dëmtimeve dhe dhimbjeve.
Kjo sëmundje rrit ndjeshëm rrezikun e frakturave në trup dhe shfaqet zakonisht me kalimin e moshës.
Kur balanca mes rigjenerimit të kockave pas dëmtimit të tyre nuk është e njëjtë atëhere dhimbjet shtohen.
Sipas Fondacionit Internacional të Osteoporozës në SHBA, 1 në 3 gra dhe 1 në 5 burra mbi moshën 50 vjeç vuajnë nga osteoporoza.
Numërohen rreth 75 milion persona në Amerikë, Europë dhe Azi të cilët vuajnë nga probleme të osteoporozës.
Ndërsa 8.9 milion nga këta vuajnë nga fraktura që shkaktohen nga kjo sëmundje.
Shkaqet kryesore përveç moshës të shfaqjes së osteoporozës janë pikërisht abuzimet me stilin e jetesës gjatë përditshmërisë.
Reduktimi sa më i shpejtë i pirjes së duhanit apo alkoolit ul ndjeshëm rrezikun që i kanoset kockave tuaja./AgroWeb.org

Top Channel
Burimi