Shumë kile? Është dhe faji i stresit
👁251
Konsumojmë shumë dhe nuk lëvizim shumë: kjo është në përgjithësi shkaku i kileve të tepërta që krijohen kryesisht rreth barkut e belit.
Por kemi dhe një tjetër armik që kërcënon linjat tona dhe në përgjithësi shëndetin, dhe është stresi.
Presioni që kemi mbi veten tonë, dhe që zgjat jo një ditë, por ndoshta për ditë të tëra, javë e muaj, është përgjegjës për shumë shqetësime në trupin dhe mendjen tonë, duke na sjell humor të keq, na lëndon zemrën, dhe sigurisht shigjeta e peshores ecën shumë. Por çfarë duhet të bëjmë?
Bëjmë një analizë të shkurtër të ditës dhe vlerësojmë impenjimet tona. Nëse kemi agjendë të ngjeshur mundohemi disa detyra ti delegojmë.
Top Channel
Burimi