Shpërthimi i baterive vret të paktën 22 punonjës në fabrikën në Korenë e Jugut (fotot)

Shpërthimi i baterive vret të paktën 22 punonjës në fabrikën në Korenë e Jugut (fotot)

Një fabrikë gjigante është përfshirë nga një zjarr vrasës pasi bateritë e litiumit të automjeteve elektrike kanë shpërthyer duke lënë të paktën 22 të vdekur në Korenë e Jugut.

Zjarri shkatërrimtar i mëngjesit të zotëm ndodhi në fabrikën e baterive elektrike Aricell në Hwaseong rreth 45km në jug të kryeqytetit Seul.
Pamjet tregonin grupe të shumta zjarrfikësish që tentonin të shuanin zjarrin ndërsa një jesë e çatisë së strukturës ishte shembur.

Korea e jugut është një prodhues madhor baterish që përdoren si në automjete dhe pajisje të tjera teknologjike.
Kreu i zjarrfikësave Kim Jin-tha se mes viktimave të tragjedisë ishin konfirmuar të vdekur 18 punonjës kinezë, një nga Laos dhe dy koreano-jugorë. Një nga trupat është ende i paidentifikuar dhe të paktën një pëson është i humbur.
“Shumë nga trupat janë djegur dhe do të duhet kohë për identifikimin e tyre, shtonte Kim, sipas rrjetit AFP.
Rreth 100 njerëz po punonin në fabrikë në kohën e shpërthmit të zjarrit.
Fabrika Aricell besohet e ruante rreth 35,000 njësi baterish në katin e parë, ku ato kontrolloheshin dhe paketoheshin, ndërsa më pas magazinoheshin tjetërkund, shkruan rrjeti BBC.
Kim tha se zjarri tmerrshëm nisi pas shpërthimit të disa baterive, ndërsa dihet se zjarri në bateritë e litiumit është i vështirë për t’u shuar me mjetet zakonshëm të zjarrfikësave.
Bateritë e litiumit kanë rrezik shpërthimi kur janë të dëmtuara ose të nxehura tej masës.
Cilido që të ishte shkaku, zjarri ishte përhapur me shpejtësi, duke mos u lënë kohë punonjësve të largoheshin, tha eksperti vendas i zjarreve Kim Jae-ho.
“Maerialet e baterive si nikeli marrin flakë shpejt”, tha ai për agejncinë Reuters , teksa shtonte:
“Shpesh këtu nuk ka kohë fare për të reaguar, në krahasim me zjarret e shkaktuar nga materiale të tjera”.
Zjarri litiumit reagon ashpër me ujin dhe zjarrfikësat mundohen ta fikin me rërë të thatë. Ata thanë se pas disa orësh kishin vënë nën kontroll zjarrin e baterive në Aricell.
Ekspertët thonë se zjarre të tilla mund të rindizen prej reagimeve kimike, edhe pasi në dukje janë të fikur.
Zyrtarët vijojnë të hetojnë për shkaqet e tragjedisë së rëndë.

Zjarri shkatërrimtar i mëngjesit të zotëm ndodhi në fabrikën e baterive elektrike Aricell në Hwaseong rreth 45km në jug të kryeqytetit Seul.

Top Channel
Burimi