Shpërthim në fabrikën e prodhimit të litiumit në Korenë e Jugut, humbin jetën 16 persona

Shpërthim në fabrikën e prodhimit të litiumit në Korenë e Jugut, humbin jetën 16 persona

Një zjarr masiv ka shpërthyer në një fabrikë në Korenë e Jugut, pasi disa bateri litium shpërthyen, teksa janë vrarë të paktën 16 persona. 

Flakët shpërthyen këtë të hënë në mëngjes në uzinën Aricell në qytetin Hwaseong, rreth 45 km (28 milje) në jug të kryeqytetit Seul.
Pamjet e televizionit lokal treguan shpërthime të vogla teksa zjarrfikësit kërkuan të shuanin zjarrin. Një pjesë e çatisë u shemb.

Zyrtari lokal i zjarrfikësve Kim Jin-young tha se zjarri filloi kur një seri qelizash baterish shpërthyen, megjithëse mbetet e paqartë se çfarë shkaktoi shpërthimet fillestare. Në atë moment ndodheshin rreth 100 punëtorë.
Ai shtoi se fillimisht ishte e vështirë për të hyrë në vend “për shkak të frikës së shpërthimeve shtesë”.
Fabrika e Aricell kishte rreth rreth 35,000 qeliza baterish në katin e saj të dytë, ku bateritë u inspektuan dhe paketoheshin, ndërsa të tjerat ishin ruajtur diku tjetër.
Duke qenë se zjarri i litiumit mund të reagojë intensivisht me ujin, zjarrfikësve iu desh të përdornin rërë të thatë për të shuar flakët, të cilit iu deshën disa orë për t’u vënë nën kontroll.

Top Channel
Burimi