Shpërthen makina e efektivit të policisë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shpërthen makina e efektivit të policisë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Makina e një punonjësi policie pranë patrullës se përgjithshme në Lezhë ka shpërthyer në flakë.

Paraprakisht dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme sipas burimeve në vendin e ngjarjes. Sipas disa banorëve të pallatit, kanë parë disa persona pranë makinës dhe pak minuta me vonë makina ka shpërthyer në flakë.
Makina ka qenë e parkuar në lagjen Besëlidhja pranë një blloku pallatesh pak metra larg policisë. Sakaq mësohet se në lidhje me ngjarjen është shoqëruar në polici një person.

Top Channel
Burimi