
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Tiranë/ 5 të arrestuar, bien në pranga baballarët me djemtë
👁1510
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë, pas sherrit të dhunshëm mes dy familjeve në Valias të Tiranës.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç(babai me dy djemtë) G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç(babë e bir), pasi në Valias, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dyshohet me sende të forta.
Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe V. K., 55 vjeçe, R. A., 24 vjeç dhe L. D., 53 vjeçe, të përfshirë në konflikt.
Nuk dihet ende shkaku i konfliktit mes tyre, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.
Top Channel
Burimi