Sherr masiv mes 30 emigrantëve në Romë, plagoset 17-vjeçari

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në Romë, plagoset 17-vjeçari

Një përleshje masive ka ndodhur mbrëmjen e së hënës përballë Koloseut, në qendër të Romës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë, teksa nga ajo që është mësuar deri më tani, janë përfshirë rreth 30 të huaj.
Në momentin e mbërritjes së policisë, u gjet vetëm një i plagosur, një shtetas tunizian i goditur me armë prerëse në fytyrë dhe bark, i dërguar me urgjencë për në spitalin Umberto I dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Qarkut Trevi po heton për kapjen e protagonistëve të sherrit që shpërtheu mes anëtarëve të dy bandave rivale. Njëri përbëhet nga egjiptianë shumë të rinj dhe tjetri nga djem tunizianë. Disa kalimtarë që ishin dëshmitarë të goditjes me thikë kanë lajmëruar policinë.
Kur në vendngjarje mbërritën makinat e policisë, protagonistët e sherrit ishin zhdukur tashmë. Pasi 17-vjeçari u shpëtua, menjëherë kanë nisur hetimet. Hetuesit kanë nisur të kontrollojnë kamerat e vëzhgimit në zonë për të zbuluar arsyet e sherrit masiv mes dy bandave.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente