“Shërbimet e inteligjencës duan të më rrëzojnë nga pushteti”, Vuçiç: Nuk do të largohem nga vendi si Assad
Teksa presidenti serb akuzonte sot shërbimet e inteligjencës se po përpiqen ta rrëzojnë nga pushteti pas shtimit të protestave anti-qeveritare, ai shtonte se “nuk do të largohet nga vendi” si lideri sirian Bashar al Assad.
Aleksandar Vuçiç postoi një video në rrjetet sociale ku thoshte: “Do të luftoj për Serbinë dhe popullin dhe nuk i shërbej asnjëherë të huajve që kërkojnë të mundin, të turpërojnë dhe të shkatërrojnë Serbinë”, tha ai.
Kundërshtarët e Vuçiç e krahasonin atë me Assad që u largua drejt Moskës pas avancimit të rrufeshëm rebel, që i dha fund sundimit gjysmë-shekullor të familjes së tij.
Protesta masive kanë nisur të shumë qytete serbe që prej shembjes së stacionit në qytetin verior Novi Sad ku humbën jetën 15 njerëz më 1 nëntor.
Demonstrues në Novi Sad, Beograd e qytete të tjera serbe fajësojnë qeverinë për korrupsion dhe punime pa cilësi, me tendera të korruptuar me kompani kineze që janë përfshirë në projekte të rëndësishme infrastrukture në vend.
Shembja tragjike e stacionit ishte kulminimi i pakënaqësisë ndaj regjimit autokrat të Vuçiç dhe reflekton kërkesën publike për ndryshime të thella në vend.
Ne mesazh Vuçiç shtonte se ditët e javët në vijim ai “do të ekspozonte në detaje sa para janë paguar katër vitet e fundit për të shkatërruar Serbinë” dhe sipas tij për ta kthyer në “shtet vasal”.
Vuçiç nuk tha se cilët ‘aktorë’ e kërkonin këtë.
Vendi është duke kërkuar anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke ruajtur lidhjet e afërta me Kinën e Rusinë, shkruan rrjeti WashingtonTimes.
Demonstrues në Novi Sad, Beograd e qytete të tjera serbe fajësojnë qeverinë për korrupsion dhe punime pa cilësi, me tendera të korruptuar me kompani kineze që janë përfshirë në projekte të rëndësishme infrastrukture në vend.
Top Channel
Burimi