Sekreti i përgatitjes së fasuleve për të shmangur fryrjen e stomakut

Sekreti i përgatitjes së fasuleve për të shmangur fryrjen e stomakut

Për personat që vuajnë nga problemet me sistemin tretës, siç është gastriti, ulçera apo urthi e koliti, kjo bishtajore këshillohet që të shmanget

Fasulet janë më të preferuarat këtë sezon, ndërsa konsiderohen ndër bishtajoret më me super vlera dhe Shqipëria është me fat që është ndër vendet e pasura me këtë produkt.
Fasulet nga njëra anë janë shumë të pasura me proteina dhe nga ana tjetër kanë shumë pak kolesterol.

Fasulet janë plot me fibra dhe magnez, ndërkohë që sipas AgroWeb.org, studimet tregojnë se bishtajoret mund të ulin nivelin e kolesterolit dhe të zvogëlojnë rrezikun e disa llojeve të problemeve.
Fasulet e bardha kanë shumë më shumë se hekur se ato të kuqe apo të zeza.
Ndërsa për sa i përket kalorive, është një leverdi pasi për vetëm 28 gramë merren 33 kalori. Fasulet kanë shumë pak yndyrna dhe pak kolesterol, çka shumë produkte të mishit nuk e kanë.
Por me gjithë këto vlera të pazëvendësueshme për organizmin ato kanë një efekt që mund të quhet negative, shkaktojnë fryrje.
Për personat që vuajnë nga problemet me sistemin tretës, siç është gastriti, ulçera apo urthi e koliti, kjo bishtajore këshillohet që të shmanget.
AgroWeb.org ju tregon sekretin e përgatitjes së tyre në mënyrë që të mos kini këto probleme.
Si t’i Përgatisni Fasulet që të Shmangni Fryrjen e Stomakut
Si fillim AgroWeb.org ju sugjeron që t’i shpëlani mirë fasulet dhe t’i hidhni në një tenxhere me ujë.
Vendoseni tenxheren në zjarr dhe ziejeni për 4-5 minuta.
Largojeni tenxheren nga zjarri dhe lërini fasulet që të qëndrojnë tek uji ku zjenë përgjatë gjithë natës.
Ditën tjetër, shpëlajini me ujë të ftohtë dhe mbusheni tenxheren përsëri me ujë.
Lëreni të ziejë për 7-10 minuta dhe më pas ndërrojani përsëri ujin.
Pasi ta keni mbushur përsëri me ujë dhe fasulet të kenë zierë, AgroWeb.org ju këshillon që të vazhdoni me përgatitjen e tyre siç bëni zakonisht.
Kjo metodë arrin të largojë nga fasulet rreth 80% të sheqernave të patretshëm të cilët janë shkaktarët kryesor të fryrjes së organizmit./AgroWeb

Top Channel
Burimi