“Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë, doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë”, Demalia sjell poezinë profetike të Agim Docit: Njeri rebel! O do e pranoje siç ishte, ose…

“Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë, doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë”, Demalia sjell poezinë profetike të Agim Docit: Njeri rebel! O do e pranoje siç ishte, ose…

Publicisti Ilir Demalia, në ditën e vdekjes së poetit Agim Doçi, ka sjellë një poezi profetike të tij.

Ai e përshkruan artistin e ndjerë si njeri poliedrik, rebel i lindur, i paparashikueshëm, poet që në çdo fjalë thurte varg, në çdo varg krijonte himn. “Agim Doçi ishte një njeri unik ishte AGIM. Agim Doçin o do ta pranoje siç është, ose me mirë mos i afroheshe fare”-shkruan ai.
“Lamtumirë Agim Doçi! Njeri poliedrik, rebel i lindur, i paparashikueshëm, poet që në çdo fjalë thurte varg, në çdo varg krijonte himn. Agim Doçi ishte një njeri unik ishte AGIM. Agim Doçin o do ta pranoje siç është, ose me mirë mos i afroheshe fare.”

Poezi nga Agim DoçiKisha shumë vite që kisha vdekurErdhën plot njerëz dhe në varrimSa fjalë të bukura që kishin gjeturI kishin shkruar mbi varrin tim….Sa turp më vinte, sa më peshonteRrasa e varrit me ato fjalë.Ndonëse parajsa nuk më pranonteNdoshta dhe shpirti s’më kishte dalë….Sa isha gjallë më ndenjën ftohtëNuk e kuptoja çfarë kisha bërëDoja nga njerëzit një fjalë të ngrohtëVetëm më iku, jeta e tërë….Tani që s’jam, mos u frikësoni!Se larg prej jush vendin e gjeta.Rri kuvendoj me PerëndinëAi s’paska frikë nga e vërteta!

Top Channel
Burimi