Roli i vitaminave në parandalimin e problemeve me zemrën
Roli i suplementëve të vitaminave në parandalimin e sëmundjeve të zemrës është diskutuar shumë mes mjekëve. Shumë ekspertë janë të ndarë nëse marrja e vitaminave ul rrezikun e një infarkti apo sëmundjeve të zemrës. Studime të mëparshme, të cilave u referohet AgroWeb.org kanë sugjeruar se disa vitamina, veçanërisht ajo C dhe E mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Vitaminat Dhe Sëmundjet e ZemrësSipas të dhënave të AgroWeb.org, një studim i veçantë tregoi se vitamina E mundet të parandalojë një atak në zemër e infarkt. Në rrethin e mjekëve ka pasur diskutime mbi mungesën e vitaminës D në gjak dhe lidhjen e kësaj mungese me sëmundjet e zemrës. Njerëzit që marrin të gjithë ushqyesit e duhur nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme nuk kanë nevojë të marrin suplementë. Idea se vetëm një multivitaminë në ditë mund të parandalojë sëmundjet është e gabuar, thonë të dhënat e AgroWeb.org. Ata rekomandojnë konsumin e ushqimeve të pasura në vlera siç janë perimet, frutat, vajrat e shëndetshëm siç është ai i ullirit, drithërat e plota dhe peshku. Ky i fundit duhet konsumuar të paktën dy herë në javë. Ushqimet e lartpërmendura sipas eskpertëve janë të nevojshëm për shëndetin e zemrës.
Si Të Ulni Rrezikun E Sëmundjeve Të Zemrës?Nëse dëshironi të mbroni shëndetin e zemrës mund të bëni gjërat e mëposhtme:Kryeni aktivitet të rregullt fizikMos pini duhanZgjidhni ushqime me pak yndyrë dhe kripë.Zgjidhni shumë fruta, perime dhe drithëra të plota.
Burime Të Mira Të Vitaminës EGruriBajametOrizi kafArrat
Burime Të Mira Të Vitaminës CSpecatPortokalletQitroQershitëBrokoliLuleshtrydhetKiviShparguBoronicatAnanasiDomatet
Po Multivitaminat?Multivitaminat e blera në farmaci përmbajnë një sasi të mirë vitaminash, por jo sasinë e duhur të vitaminës E dhe C të cilat janë të nevojshme për shëndetin e zemrës. Mjekët arsyetojnë se njeriu duhet të marrë 400 njësi të vitaminës E në ditë dhe 500 mg të vitaminës C dy herë në ditë, përmes ushqimit të shëndetshëm, ose suplementeve të vitaminave nëse këshillohen nga mjeku./AgroWeb
Top Channel
Burimi