Rexhep Meidani pret në Tiranë presidentin e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane: Bashkëpunim i rëndësishëm…

Rexhep Meidani pret në Tiranë presidentin e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane: Bashkëpunim i rëndësishëm…

Ish-presidenti Rexhep Meidani priti sot në Tiranë Martin Vulaj, Presidentin e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, dhe Ilir Rusin, në një takim për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë, Kosovës e diasporës shqiptare në SHBA.

Në fjalën e tij, Meidani theksoi se e lidh një miqësi dhe bashkëpunim i gjatë me Martin Vulajn dhe Ilir Rusin, që daton që nga periudha pas Luftës së Kosovës.
Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për çështjen shqiptare, duke theksuar kontributin e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në diplomacinë shqiptare dhe në përpjekjet për njohjen dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.
“Martin Vulaj dhe Ilir Rusi kanë qenë gjithmonë mbështetës të palëkundur të çështjes shqiptare dhe të Kosovës. Në ditët e vështira pas Luftës së Kosovës, bashkëpunimi ynë ka qenë i rëndësishëm për të forcuar pozicionin e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. Kontributi i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane ka qenë i çmuar, jo vetëm për mbështetjen politike dhe diplomatike, por edhe për ndihmën konkrete në procese të rëndësishme për Kosovën”, u shpreh Meidani.
Të pranishmit u shoqëruan në këtë takim nga Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, i cili theksoi rëndësinë e rolit të diasporës shqiptare në SHBA për stabilitetin dhe integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike.
“Diaspora shqiptare në SHBA ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm për të drejtat e shqiptarëve dhe për forcimin e lidhjeve tona me botën perëndimore. Kontributi i tyre për Kosovën ka qenë vendimtar dhe vijon të mbetet një shtyllë e rëndësishme për të ardhmen e rajonit,” tha Ambasadori Meidani.
Nga ana e tij, Martin Vulaj theksoi se Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane mbetet i përkushtuar për të vijuar mbështetjen ndaj Kosovës dhe forcimin e partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
“Kosova ka bërë hapa të mëdhenj përpara, por mbështetja duhet të vazhdojë. Ne mbetemi të angazhuar për të qenë pranë institucioneve shqiptare dhe për të ndihmuar në fuqizimin e pozicionit të Kosovës në botë,” tha ai.
Takimi shënoi një moment të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe diasporës shqiptare, duke rikonfirmuar përkushtimin për të thelluar partneritetin strategjik për të ardhmen e shqiptarëve në rajon dhe më gjerë.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente