Reshje shiu, shtrëngata dhe breshër, ja si ndryshon moti të mërkurën
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, paralajmëron Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira. Në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Në ekstremin verior lokalisht reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e rrebesheve afatshkurtra.
Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit, për tu lokalizuar vetëm në veri të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugerëndimi me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranëisrave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:në zonat malore 16 deri 31°Cnë zonat e ulëta 20 deri 35°Cnë zonat bregdetare 23 deri 35°C
Top Channel
Burimi