Raporti i Komisionit Europian të Udhëtimeve për fluksin e hyrjeve të turistëve në çdo shtet të kontinentit, Shqipëria e para në Ballkan! Rama: Histori e bukur suksesi
Aktiviteti turistik në Evropë ka ndjekur një trend rritës gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2024. Udhëtimet ndërkombëtare kanë ardhur në rritje në të gjithë kontinentin krahasuar me vitin e kaluar.
Raporti i Komisionit Europian të Udhëtimeve tregon se ardhjet, fjetjet dhe shpenzimet në shumicën e destinacioneve evropiane kanë një rritje të ndjeshme mbi nivelet e 2019-ës.
Duke listuar vendet e Ballkanit, në raportin për hyrjet e shtetasve të huaj që qëndrojnë më shumë se një natë, Shqipëria mban vendin e parë, me një rritje prej 86% që nga viti 2019, e ndjekur nga Serbia me 48% dhe Mali i Zi me 31 për qind. Këto vende, thuhet në raport, po perceptohen gjithnjë e më shumë si destinacione tërheqëse nga udhëtarët.
Raportin e Komisionit Europian të Udhëtimeve e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama. Këto shifra sipas tij, tregojnë se “Shqipëria turistike konfirmohet përsëri si një histori e bukur suksesi”.
Top Channel
Burimi