Rama krah Biden e Stoltenberg! Samiti i NATO-s: Angazhim për sigurinë kolektive në ruajtje e paqes
Në Washington presidenti Joe Biden organizoi darkën tradicionale me udhëheqësit e aleancën euro atlantike të NATO-s.
Kjo darkë mirëpritje në West Room të Shtëpisë së Bardhë, u organizua, në kuadër të 75 vjetorit të krijimit të aleancës më të madhe ushtarake në botë.
Në fjalën përshëndetëse presidenti Biden tha se ai dhe bashkëshortja Jill Biden janë të nderuar në pasjen e kaq shumë miqve të ngushtë dhe aleatëve, mbledhur bashkë në një dhomë.
Mes të ftuarve edhe kryeministri Edi Rama me bashkëshorten Linda. Kreu qeverisë shqiptare publikoi këto foto nga kjo darkë në White House me komentin.
“Në darkën shtetërore të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden, për nder të udhëheqësve të NATO”.
Në këtë 75 vjetor të krijimit të NATO-s në Washington krahas kryeministrit Edi Rama, kryetares së parlamentit Lindita Nikolla si pjesë e delegacionit është edhe ministri punëve të jashtëme Igli Hasani i cili publikoi këto foto me komentin “Së bashku, për të rikonfirmuar angazhimin tonë për sigurinë kolektive dhe unitetin transatlantik, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë Aleancën”.
Nga fotot e publikuara prej shefit të diplomacisë shqiptare, gjatë samitit të NATOS në Washington, marrin pjesë edhe ministri mbrojtjes Niko Peleshi bashkë me shefin e shtabit të ushtrisë shqiptare, drejtoresa e SHISH Vlora Hyseni bashkë me ambasadorin e Shqipërisë në NATO Ilir Gjoni.
Top Channel
Burimi