Rama jep lajmin nga Thethi: Brenda vitit përfundon rruga e Dukagjinit! Do të hapen mundësitë për banorët
Nga Thethi ku ndau tituj pronësie, kryeministri Edi Rama tha se brenda vitit do të përfundojë edhe rruga e Dukagjinit.
Kreu i qeverisë tha se kjo rrugë do të lehtësojë turizmin dhe do tu hapë mundësi të reja banorëve, ndërsa i bëri thirrje edhe emigrantëve të kthehen të investojnë.
“Projekti që bëmë për riparimin e shtëpive, e dini që ju ka sjellë shumë më tepër fuqi për tëe atraktuar turistë. Këtu syri ngado të rrotullohet duhet të shijojë dhe të mrekullojë jo të vritet. E njëjta gjë me infrastrukturën, edhe që gjërat të ruhen mos të prishet. Brenda vitit rruga e Dukagjinit do të përfundojë, do të hapë një tjetër perspektivë dhe zonë magjikë që sot vizitohet me vështirësi të madhe.
Do të hapi tjetër mundësi për banorët. Jemi duke e përfunduar paketën e maleve që t’i japim mundësi të gjithë emigrantëve të kthehen. Beneti po më thoshte që ka kërkesa të kthehen emigrantët dhe të investojnë.
Po ndërtojmë program të veçantë që tu jepet toka dhe mundësia të punojnë me leje para se të marrin titujt e pronësisë. Edhe te banka do bëjmë ndërhyrje ta lehtësojmë dhe të mbyllim ciklin, tu japim mundësi ata që janë jashtë të rikthehen.”-u shpreh Rama.
Top Channel
Burimi