Qershitë e arta të Shqipërisë, uniket e ëmbla në treg

Qershitë e arta të Shqipërisë, uniket e ëmbla në treg

Janë në ngjyrë të bardhë në të artë me nuancë të lehtë të kuqe dhe me një shije të ëmbël që të pushton shqisat.

Këto kokrra ndjellëse janë delikate si brenda ashtu edhe jashtë, ndaj mos hezitoni të shijoni disa prej tyre gjatë kësaj kohe të shkurtër që zbukurojnë tezgat e fshatarëve në vend pasi janë në sezonin e tyre.
Këto qershi, që ndryshe i quajmë qershitë e bardha i gjejmë krah atyre të kuqe.

Në Shqipëri mund të jenë të nënvlerësuara, por kur të lexoni këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni të jepni qershive të bardha vendin e merituar.
Në treg gjenden me një çmim nga 120-130 lekë të reja dhe janë zgjedhje e parë për gliko apo reçel qershie, por faktet në vijim tregojnë se duhet t’i mbani në konsideratë edhe si fruta të freskëta.
Fakte interesante për qershitë e bardha
Të gjitha qershitë janë pjesë e të njëjtës familje botanike. Kumbulla madje është pasardhëse e qershisë së egër (Prunus avium).
Qershitë janë një ndër frutat e shumta me bërthamë si kajsitë, pjeshkat dhe kumbullat, të cilat vazhdojnë të piqen edhe pasi janë mbledhur.
Qershia e bardhë është hibride e dy varieteteve të ëmbla dhe kuqalashe të qershive. Procesi i formimit të glukozës është puna më e rëndësishme e pemës së qershisë.
Pema e qershisë së bardhë krijon nivele të larta të glukozës te fruti, ndaj qershia e bardhë ka sasinë më të lartë të glukozës në mesin e të gjitha frutave me bërthamë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org qershia përmban 75% ujë, gjë që e bën atë frutin perfekt për rënien në peshë.
Ushqimet e pasura me ujë dhe me pak kalori ju mbajnë të ngopur për shumë kohë se ushqimet apo pijet me nivel të lartë kalorish. Qershitë përmbajnë shumë fibër. Një grusht me qershi përmban 3 gramë fibër.
Kjo e fundit përshpejton rënien në peshë dhe ul nivelet e kolesterolit, duke ngadalësuar përthithjen e tij në gjak.
Vlerat ushqimore të Qershisë së Bardhë
Një filxhan me qershi ofron 91 kalori dhe vetëm 3 prej tyre vijnë nga yndyrnat.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org përmbajtja e plotë e yndyrnave në qershitë e bardha është 0.29 g. Kanë një ndikim minimal në limitin e lejuar ditor të 65 gr të konsumit të plotë të yndyrnave.
Një filxhan me qershi përmban 1 gramë proteinë, edhe pse asnjëri prej nesh nuk mendon për proteinat kur konsumon fruta. Nëse shqetësoheni për proteinat, atëherë ka ushqime të tjera që plotësojnë këto nevoja.
Qershitë e bardha janë plot vlerë kur konsumohen të freskëta, por edhe kur shtohen në ëmbëlsira, akullore, torta, biskota apo kur përgatiten si gliko dhe reçel./AgroWeb

Top Channel
Burimi