Pse ndryshon pesha e trupit gjatë ditës?!
Pesha e trupit ndryshon rregullisht gjatë ditës si pasojë e luhatjes në ekuilibrat mes energjisë së marrë nëpërmjet ushqimit dhe energjisë së nxjerrë.
Nëse trupi merr më shumë energji se sa djeg, atëherë ju shtoni peshë dhe kjo ndodh menjëherë.
Si të peshoheni si duhet
Mos prisni që peshorja të tregojë peshën e duhur sa herë që ju keni nevojë të merrni sigurinë që ju duhet. Peshorja tregon shifrat e duhur vetëm nëse mënyra se si ju qëndroni në këmbë është e duhura dhe por edhe mënyra si rrinë rrobat që mbani në trup.
Peshorja ka nevojë për qëndrueshmëri në posturë dhe jo vetëm.
Kur Duhet Të Peshoheni
Mëngjesi është periudha më e mirë për të marrë përgjigjet që po kërkoni.
Në mëngjes, sapo jeni zgjuar dhe me siguri nuk keni ngrënë as keni pirë.
Kështu do të zbuloni peshën e vërtetë. Nëse peshoheni sapo të keni ngrënë, pesha e trupit do të jetë më e madhe.
Aktiviteti fizik
Disa atletë arrijnë të humbin 6 deri në 10 përqind të peshës trupore pas aktivitetit fizik.
Rënia në peshë ndodh kryesisht nëpërmjet djersës. Mos u habisni, por rënia në peshë menjëherë pas aktivitetit fizik nuk është gjë e pazakontë.
Shëndeti
Sëmundjet janë shkaktare të rënies së papritur në peshë. Diabeti, problemet me zemrën, madje edhe i ftohti mund të shkaktojnë rënie të menjëhershme në peshë.
Nëse humbisni oreksin apo trupi juaj akumulon lëngjet, atëherë rezultatet e peshores mund të marrin një drejtim tjetër.
Medikamentet
Shumë ilaçe përfshirë ato kundër inflamacionit, hollimit të gjakut e të tjerë shkaktojnë rënie në peshë.
Medikamente si insulina, anti-depresivët apo ato kundër epilepsisë mund të përshpejtojnë shtimin në peshë.
Gjithnjë duhet të konsultoheni me një mjek në lidhje me efektet anësore të ilaçeve që merrni si ato me recetë ashtu edhe ato të marra në farmaci.
Pirja e ujit
Nëse pini një litër ujë, pesha juaj trupore do të rritet me një kilogram, nëse nuk kryeni asnjë aktivitet fizik.
Kjo nuk do të thotë se ju duhet të reshtni së piri ujë. Në aspekt afatgjatë, pirja e ujit ndihmon në rënien në peshë.
Nëse nuk pini mjaftueshëm ujë
55% deri në 75% e trupit përbëhet nga uji. Nëse trupi ka më pak ujë, atëherë do të keni dhimbje koke dhe lëkurë të thatë.
Në shumë raste, nuk do ia dilni të mendoni qartë dhe do humbisni në peshë në mënyrë krejt të papritur. Ju duhet të pini ujë që të zëvendësoni humbjet gjatë ditës.
Kafeja
Studimet tregojnë se nga një deri në tre filxhanë kafe në ditë ju ndihmojnë të ruani peshën trupore. Kafeina ju ndihmon të digjni kalori dhe të hani më pak.
Kripa
Nëse e teproni me kripën, zemra do të vuajë dhe trupi do të ruajë lëngjet të cilat në vetvete rrisin peshën trupore.
Njerëzit që konsumojnë më shumë kripë, kanë tendencën ta teprojnë me yndyrnat dhe kaloritë, rrjedhimisht të shtojnë më shumë në peshë.
Gjumi
Studimet kanë treguar se gjumi luan rol në peshën trupore.
Për shembull, nëse kaloni netë të tëra pa gjumë ju mund të ndiheni më të uritur se zakonisht. Një gjë e tillë do të rrisë peshën trupore në mënyrë të menjëhershme.
Top Channel
Burimi