Protesta kundër mbylljes së TikTok/ Policia në gatishmëri, blindon Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Protesta kundër mbylljes së TikTok/ Policia në gatishmëri, blindon Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, për protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social “TikTok”.

Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës. Dhjetëra efektivë ndodhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku është ndaluar edhe qarkullimi i automjeteve.
Berisha ka ftuar të rinjtë të marrin pjesë në tubim, për të kërkuar heqjen e vendimit për mbylljen e “TikTok”. Të protestojmë kundër censurës, u shpreh ai një ditë më parë.
“Edi Rama censuron, TikTok, mjetin aktualisht më modern, bazuar fund e krye bazuar në intolerancën ndaj tij, të gjithë shkollarët e Shqipërisë, nxënësit, gjimnazistët dhe të rinjtë e tjerë se më datë 12 TikTok do ta kenë në telefonat e tyre. Do ndëshkohet rëndë për me ngarkim të masave gjigante për këtë akt. Të lënë çdo gjë në respekt të fjalës së lirë, të protestojmë nesër në orën 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, të gjithë të rinjtë. Ju kalorës mbrojtës të saj, të mblidhemi të gjithë në mbështetje të tyre”, tha Berisha.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente