
Prokuroria nis verifikimet për kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, PD kërkoi hetim për Tonin Marinajn si drejtues i një organizate kriminale në Itali
👁6336
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për Kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, pas shkresës që Prokuroria i ka dërguar KQZ-së, dhe për dijeni Kuvendit të Shqipërisë.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar dy ditë më parë një kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj.
Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Top Channel
Burimi