Problemet nga vapa! Shtohet numri i pacientëve në Elbasan, 200 persona në ditë kërkojnë ndihmë tek mjeku
👁1371
Mesatarisht rreth 200 persona çdo ditë paraqiten për ndihmë mjekësore pranë urgjencës së Elbasan me shqetësime të tilla si temperaturë të lartë, diarre e të vjella.
Më të prekur janë personat me imunitet të dobët dhe të sëmurët kronikë.
Tashmë që temperaturat shënojmë ekstremet mjekët u bëjnë apel qytetarëve të evitojnë daljet në oraret e pikut, të qëndrojnë të hidratuar dhe të konsumojnë ushqime të freskëta.
Sipas mjekëve, në stinën e verës gjithashtu shtohen rastet e alergjive nga pickimet e insekteve të cilat nëse neglizhohen mund të shkaktojnë edhe pasoja.
Top Channel
Burimi