Pritet të miratohet në Këshillin Kombëtar të PD/ Zbardhen pikat e projektrezolutës

Pritet të miratohet në Këshillin Kombëtar të PD/ Zbardhen pikat e projektrezolutës

Top Channel siguron projektrezolutën për bashkimin që kryesia e Partisë Demokratike propozoi për miratim në Këshillin Kombëtar.

Pasi u miratua në mbledhjen e Kryesisë së mbajtur një ditë më parë, dokumenti pritet të miratohet të premten në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Në pikat e projektrezolutës theksohet se “Bashkimi i opozitës nën flamurin e vlerave demokratike është tashmë realitet dhe prioritet absolut i Partisë Demokratike, Aksioni politik i Partisë Demokratike duhet të synojë jo vetëm bashkimin e demokratëve në një front të vetëm përballjeje me narkoshtetin, por bashkimin e të gjithë

opozitarëve që qeverinë socialiste të Edi Ramës e konsiderojnë rrezik kombëtar dhe mendojnë se ky regjim duhet luftuar deri në fund dhe pa asnjë kompromis”.
“Për të realizuar këtë mision kombëtar, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike i bën thirrje strukturave drejtuese të Partisë Demokratike të marrin të gjitha masat dhe të përgatisin të gjitha kushtet për bashkimin e demokratëve dhe qytetarëve në një front të vetëm, duke lënë mënjanë çdo dallim apo mosdakordësi, sepse ajo i bashkon të gjithë opozitarët, rezistenca ndaj narkoshtetit dhe fitorja në zgjedhjet e ardhshme, janë prioritare”.
PROJEKTREZOLUTA

Top Channel
Burimi