
Pogradec/ Kamioni përplaset dhe godet transformatorin e energjisë, mbi 200 familje mbeten në errësirë
👁1184
Mbrëmjen e ditës së sotme një kamion është përplasur dhe ka dëmtuar transformatorin e energjisë në fshatin Bucimas të Pogradecit.
Grupet e punës se OSHEE kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje se bashku me policinë e shtetit të cilët janë angazhuar për te gjetur drejtuesin e mjetit.
Dëmi në transformator është i madh dhe do të kërkoje disa orë punë për tu riparuar. Sipas informacioneve, OSHEE po shqyrton mundësinë për vendosjen e një transformatori të ri.
Sakaq mësohet se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në momentin e goditjes edhe pse transformatori ndodhet pranë banesave.
Top Channel
Burimi