Po këndonte në diskotekë, i plagosur mbeti edhe anëtari i bandës muzikore. Flet motra: Ka djegie në fytyrë dhe dorë, por jashtë rrezikut

Po këndonte në diskotekë, i plagosur mbeti edhe anëtari i bandës muzikore. Flet motra: Ka djegie në fytyrë dhe dorë, por jashtë rrezikut

Vladimir Blazev-Pancho nga grupi DNA që po këndonte në diskotekën “Pulse” në Koçan në Maqedoninë e Veriut, ka mbetur i djegur në fytyrë dhe dorë është futur në oksigjen pas ngjarjes tragjike të një nate më parë.

Lajmin e ka konfirmuar motra e tij Jadranka Nikolovska për mediat maqedonase.
“Për momentin, di që është jashtë rrezikut, ka djegie në fytyrë dhe dorë dhe është në mbështetje të oksigjenit në Qendrën Klinike në Shkup. Ende nuk e di se ku është dhe si janë Andrej dhe anëtarët e tjerë të grupit. Nuk kam më forcë të flas,” tha Nikolovska mes lotësh.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente