“Po bëhet një gabim i madh”, Xhafaj kritika Dumanit: Drejtësia penale nuk është garë statistikash dhe nuk ndëshkon mbi bazë preferencash politike apo perceptimi

“Po bëhet një gabim i madh”, Xhafaj kritika Dumanit: Drejtësia penale nuk është garë statistikash dhe nuk ndëshkon mbi bazë preferencash politike apo perceptimi

Kreu i komisionit të Posaçëm Antikorrupsion Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, ka kritikuar kreun e SPAK, Altin Dumani, teksa ndër të tjera u shpreh se populizmi gjyqësor është shumë më i dëmshëm se ai politik.

Ai shkoi më tej kur tha se drejtësia penale nuk është garë statistikash dhe nuk ndëshkon mbi bazë preferencash politike apo perceptimi.
“Në vlerësimin tim aktualisht po bëhet një gabim i madh me apo pa dashje. Drejtësia penale nuk mund të jetë çështje numrash dhe as garë statistikash brenda sistemit.

Drejtësia nuk gjykon dhe as ndëshkon bazuar mbi perceptim, as mbi preferenca politike, as mbi shijet e portaleve mediatike, të ndikuara po prej tyre, por mbi fakte dhe prova. Populizmi politik është i dëmshëm, por populizmi gjyqësor është edhe më i dëmshëm.
Dua tu kujtoj përgjegjësinë që Kuvendi ka për të rrefkëtuar mbi problematikat dhe për të propozuar zgjidhje, jo përmes tavolinave hermetike, por përmes një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe profesional që në qendër të këtij debati të jenë vetë njerëzit e drejtësisë”, u shpreh ai.

Top Channel
Burimi