
Platforma për rrugët me pagesë, hapet tenderi nga ARRSH: Do mblidhen të dhënat për tarifat, shpejtësinë dhe trafikun
Për mirëmenaxhimin por dhe monitorimin e stacioneve tarifore në rrugët me pagesë, Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të ndërtojë një platformë të dedikuar.
E cilësuar si “Platforma Smart Tolling Software” (STSP) ky mekanizëm do të mbledhë dhe analizojë të dhëna mbi vëllimet e trafikut, klasifikimet e automjeteve, shpejtësinë e automjeteve dhe tarifat e pritshme dhe të mbledhura në të gjitha rrugët me pagesë aktuale por dhe ato që janë në ndërtim.
“Aftësitë e të dhënave të STSP dhe raportit duhet të lejojnë menaxhim më të mirë të operacioneve të tarifave, duke siguruar të ardhura maksimale. Duhet të zhvillohet një softuer për të automatizuar mbledhjen e tarifave dhe shkëmbimin e informacionit në autostradat ekzistuese dhe të reja.”
Nëpërmjet tenderi të hapur me vlerë 120.3 milionë lekë ose 1.2 milionë euro të financuar nga buxheti i shtetit, ARRSH synon zhvillimin e platformës brenda një periudhe kohore prej 455 ditë nga nënshkrimi i kontratës.
Platforma do të mirëmenaxhohet edhe Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, si dhe koncesionarët ekzistues.
Me pagesë në Shqipëri janë rruga e Kombit, Thumanë-Kashar. Ndërsa me pagesë siç është deklaruar nga qeveria do të jetë edhe tuneli i Llogarasë por dhe segmentet e rrugës Kashar-Lekaj.
Aktualisht rrugë të tilla monitorohen dhe mirëmbahen nga Enti Kombëtar i Operimit Rrugor.
Top Channel
Burimi