
Pjesë e iftarit të organizuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi surprizon Spiropalin për ditëlindje
Kryetarja e Kuvendit, lisa Spiropali, është surprizuar gjatë Iftarit të organizuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë.
Spiropali feston sot ditëlindjen dhe Baba Edmond Brahimaj, duke zbuluar këtë fakt për të pranishmit, i ofroi atyre tortën e përgatitur me këtë rast, teksa uroi edhe kryetaren e Kuvendit.
“Në Iftarin që shtrojmë sot kemi edhe një gëzim tjetër, ditëlindjen e zonjës Spiropali. Prandaj edhe në emrin tuaj e uroj Kryetaren e Kuvendit në këtë ditë të shenjtë: Të bëhesh 100 vjeç, të jesh e ëmbël dhe të na nxjerrësh ligje të ëmbla”, u shpreh Baba Mondi.
“Ju falenderoj me shumë përulësi për këtë surprizë, i dashur Baba Mondi. U uroj të gjithë besimtarëve, të gjithë atyre që agjërojnë, agjërim të lehtë e të pranuar. Uroj të kemi më shumë dashuri në zemrat tona, më shumë tolerancë, më shumë paqe dhe më shumë mirëkuptim. T’u vijmë më shumë në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë. Urimet më të mira në këtë muaj të shenjtë, me kaq shumë peshë e simbolikë, për të gjithë besimtarët, për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Spiropali.
Top Channel
Burimi