Përplasen dy makina në Korçë, njëri prej mjeteve përfundon në lulishte dhe plagos të moshuarin

Përplasen dy makina në Korçë, njëri prej mjeteve përfundon në lulishte dhe plagos të moshuarin

Një aksident ka ndodhur në unazën e qytetit të Korçës, ku janë përplasur dy mjete.

Njëri ka përfunduar në lulishte duke plagosur një të moshuar.
I moshuari po transportohet në spitalin e Korçës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.

Top Channel
Burimi