Përfundon takimi maratonë, çfarë diskutoi Rama me ministrat në Pallatin e Brigadave

Përfundon takimi maratonë, çfarë diskutoi Rama me ministrat në Pallatin e Brigadave

Vetëm pak momente më parë ka përfunduar në Pallatin e Brigadave, dita e parë e takimit maratonë mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrave.

Burime nga kjo mbledhje i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se secili ministër raportoi për çfarë është bërë deri më tani dhe objektivat deri në përfundim të mandatit të tretë qeverisës.
Dita e dytë të shtunën, me ministrat, drejtuesit politik dhe deputetët pritet të jetë më interesantja.
Diskutimet do të fokusohen për kristalizimin e skuadrës me kandidatë për deputetë në parlamentaret e 11 Majit.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente