Përfundon takimi i dytë i Ramës me ministrat/ Zbardhen diskutimet, propozimet e kandidatëve për deputetë do të shqyrtohen nga Kryesia e PS

Përfundon takimi i dytë i Ramës me ministrat/ Zbardhen diskutimet, propozimet e kandidatëve për deputetë do të shqyrtohen nga Kryesia e PS

Dita e dytë e takimit të kryeministri Edi Rama me ministrat dhe grupin parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave ka përfunduar pas disa orësh.

Mes diskutimeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, u mor vendimi se propozimet e drejtuesve të qarqeve për kandidatët për deputetë do të shqyrtohen nga Kryesia e Partisë Socialiste.
Shqyrtimi i propozimeve do të kryhet deri më 12 mars, kur përfundon edhe afati i dorëzimit të listave.
Kujtojmë se në ditën e parë të takimit, secili ministër raportoi për çfarë është bërë deri më tani dhe objektivat deri në përfundim të mandatit të tretë qeverisës.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente